Shefi i zyrës ndërlidhëse të KE-së në Prishtinë, Renzo Daviddi i ka bërë thirrje qeverisë kosovare që të angazhohet seriozisht në luftën kundër korrupsionit.

“Korrupsioni duhet luftuar përmes masave serioze dhe përmes një apo dy ngjarjeve spektakolare”, ka pohuar Daviddi në një intervistë për “Radio Kosova”.

Ai ka shtuar më tej se përsa i takon procesit të liberalizimit të vizave, Kosova do të trajtohet nga BE njësoj si vendet e tjera të rajonit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA