Britanikët drejt kutive të votimit më 6 maj

06/04/2010 00:00

Pas daljes nga “Buckingham Palace”, ku i kërkoi Madhërisë së Saj, mbretëreshës Elisabetë, shpërndarjen e dhomave të parlamentit britanik, kryeministri Braun ka vendosur datën 6 maj si data e zhvillimit të zgjedhjeve legjislative mbarëkombëtare.

Lajmi njoftohet nga burimet informative të Partisë Laburiste e cila është edhe partia e kryeministrit Braun dhe që ndodhet në pushtet qysh prej vitit 1997. Data pritet të zyrtarizohet ditën e martë nga vetë kreu i laburistëve.

Ndërkohe, sipas një anketimi të së përditëshmes londineze “The Guardian”, laburistët kanë ngushtuar në vetëm 4 % diferencën me konservatorët. Kështu parashikimet kuotojnë konservatorët e Kamerun me 37 përqind, laburistët e Braun me 33 përqind dhe liberaldemokratët me 21 përqind.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA