Bërthamoret, Obama: Reduktim kushteve të përdorimit

06/04/2010 08:00

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama ka ndërmend të reduktojë në mënyrë të ndjeshme kushtet në kuadër të të cilave SHBA do të mund të përdorin armët bërthamore, edhe në rast mbrojtjeje.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë shefi i Shtëpisë së Bardhë, në një intervistë për “New York Times”.

Obama më 8 prill do të firmosë në Pragë marrëveshjen historike me Rusinë për kontrollin e armatimeve dhe pak ditë më pas do të presë në Uashington përfaqësuesit e më shumë se 40 vendeve, në kuadër të samitit ndërkombëtar mbi sigurinë bërthamore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA