Apeli ul dënimin për plagosësin e policit

06/04/2010 11:25

Gjykata e Apelit ul dënimin për një person të shpallur fajtor nga Gjykata e Shkallës së Parë për plagosjen e një polici.

Apeli vendosi të ule nga 15 vjet, në 6 vjet e 8 muaj burg dënimin për Ilir Pajën, duke qenë se vetë ai pranoi gjykimin e shkurtuar.

Gjykata ndryshoi edhe klasifikimin e akuzës, nga plagosje për shkak të detyrës, në plagosje.

Top Channel