Afganistan, vriten gabimisht 4 civilë

06/04/2010 12:15

Katër civilë kanë mbetur të vrarë gabimisht në Afganistan, në një operacion të përbashkët të trupave afgane dhe atyre të ISAF.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kontigjenti i ISAF në Kabul, i cili përmes një komunikate ka saktësuar se ngjarja ka ndodhur në provincën e Helmandit.

Sipas të njëjtit burim, trupat aleate po sulmonin një bazë të guerrilasve talebanë në kuadër të ofensivave të ndërmarra së fundmi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA