Afganistan, goditen 4 fëmijë, një i vdekur
06/04/2010 20:45
Një fëmijë ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur në Afganistan gjatë përleshjeje të ashpër mes talebanëve dhe një reparti të ISAF-it, në provincën e Kapisa.
Lajmin e ka bërë të ditur në Kabul vetë ISAF-i.
“Sapo janë lokalizuar në zonën e luftimeve, katër fëmijët e plagosur janë transferuar në një qendër shëndetësore ushtarake, ku një prej tyre ka humbur jetën”, thuhet në një komunikatë të shkurtër.
“Nuk dihen ende përgjegjësit e ngjarjes”, përfundon ISAF duke theksuar se “për episodin është hapur një cështje hetimore”.
Top Channel