Ndërsa Hashim Thaci pak ditë më parë vendosi riformatimin e qeverisë së tij, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka nisur fushatën për zgjedhjet e ardhshme.

Haradinaj deklaroi se vendit i duhet nje qeverisje sa më e gjerë dhe e përgjegjshme, si edhe institucione të qëndrueshme. “Aleanca llogarit një qeverisje të gjerë në gjithë kuadrin që ka llogaritur Kosova. Jemi të hapur ndaj kuadrit të vendit”, shprehet Haradinaj.

Më tej ai shprehu besimin se AAK është e gatshme të marrë në dorë frenat e qeverisë. “Ne synojmë të marrim shumicën e votave të qytetarëve për t’i dhënë vendit funksione”, shton ai.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA