Vret te fejuarën në ditën e parë të bashkëjetesës

05/04/2010 14:35

Vret të fejuarën në ditën e parë të bashkëjetesës në apartamentin ku kishin zgjedhur të jetonin së bashku.

Ngjarja ka ndodhur të dielën në mbrëmje, në Itali, ku një i ri 24-vjecar ka marrë në dorë një thikë dhe ka therrur të fejuarën 27 vjecare.

Pas krimit, vrasësi ka ruajtur trupin e vajzës gjatë gjithë natës dhe të hënën në mëngjes ka thirrur karabinierët.

Të dy të rinjtë kishin punuar së bashku për sistemimin e apartamentit dhe ende nuk dihen motivet e vrasjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA