Vrasje në Tiranë të Re, ekzekutohet 29 vjeçari

05/04/2010 22:50

Pas vrasjes së pak ditëve më parë pranë shkollës “Vasil Shanto” një tjetër krim tronditi Tiranën rreth orës 22:30 të mbrëmjes së hënë.

Shtetasi Elton Lulo, 29 vjeç gjeti vdekjen pas qëllimit me armë zjarri pranë rrethrrotullimit të Tiranës së Re tek sheshi “Willson”. Pre e plumbave ka rënë edhe një person tjetër 19 vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur dhe që ndodhet në Spitalin Ushtarak.

Të paqarta motivet e ekzekutimit të 29 vjeçarit, ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur forcat të shumta policie, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes së rëndë dhe kapjen e autorit të saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA