Tumoret pa ilaçe, pacientët i blejnë vetë

05/04/2010 08:45

Përsëri e njëjta histori, pacientët mbeten pa ilaçe. Ankesa dhe kërkesa për pajisje me medikamente kanë mbërritur dy javët e fundit, pranë administratës spitalore universitare “Nënë Tereza”.

Pacientë, të afërmit e tyre dhe specialistë kanë kërkuar nga drejtoritë përkatëse të kryejnë sa më shpejt blerjet dhe furnizimet me ilaçe në shërbimin e onkologjikut pranë QSUT-së, i vetmi ky në të gjithë vendin, që trajton sëmundje tumorale.

Kimioterapitë apo preparatet e tjera që përdoren për kurimin e fazave të tumoreve janë të pazëvendësueshme me barna të tjera, si dhe mungesa e preparateve rëndon më tej gjendjen shëndetësore apo përkeqësimin e sëmundjes.

Sipas mjekëve dhe pacientëve mungojnë ilaçet më elementare për kancerin e gjirit, për tumoret në qafën e mitrës, limfomat. Për këto tri diagnoza mungojnë ilaçe duke nisur nga: adramicine, cisplatine, endoxan, taxol.

Të ndodhura në këto kushte, pacientët janë të detyruar t’i blejnë deri në mbërritjen e furnizimit, ndërkohë që ata të cilët nuk kanë mundësi financiare nuk u mbetet asgjë tjetër përveç se të rrinë në pritje.

Drejtoria spitalore universitare “Nënë Tereza”, ka sqaruar se është në dijeni të problemit dhe ditën e enjte pritet çelja e procedurave tenderiale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA