Topi: Përdorimi i fesë për politikë, i papranueshëm

05/04/2010 11:50

Presidenti i Republikës Bamir Topi nderoi sot me titullin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” katër klerikët kryesorë në Shqipëri.

Në një fjalim të gjatë para ndarjes së titujve, kreu i vendit ndër të tjera theksoi se harmonia fetare, toleranca është një vlerë e padiskutueshme e njohur tashmë.

Në ceremoninë, ku ishin të pranishëm ambasadori amerikan John Withers, kryeprokurorja Ina Rama, zyrtarë të lartë, diplomatë, përfaqësues të fesë, Topi theksoi se përdorimi i fesë për qëndrime politike është i papranueshëm dhe rrezik për laicitetin e shtetit.

“Kur kjo tendencë e veprimeve fetare me prapavijë politike shfaqet, atëherë ne duhet të veprojmë me forcë për ta ndalur fenomenin që në nisje”, u shpreh Topi.

Po ashtu ndër të tjera Topi theksoi se shteti duhet të mbrojë kultet fetare si emblema të identitetit dhe pasurisë kombëtare, ndaj ai premtoi se do të ushtrojë të gjithë autoritetin ligjor në ndihmë të tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA