Topi në Gjermani, takim me Këler

05/04/2010 17:30

Kreu i vendit, Bamir Topi udhëtoi drejt Gjermanisë për një vizitë dyditore , me ftesë të homologut Horst Këler.

Sipas njoftimit zyrtar të Presidencës, Topi në takimin me Këler do të diskutojë për thellimin dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të mira mes dy vendeve dhe popujve tanë, në kuadër dhe të zhvillimit e të integrimit të Shqipërisë dhe të rajonit ballkanik në strukturat evropiane.

Mësohet se Topi do të marrë pjesë në Forumin ekonomik që do të zhvillohet në Berlin me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të bizneseve të të dy vendeve.

Presidenti shoqërohet në këtë vizitë, nga numri dy i qeverisë, Ilir Meta dhe nga zyrtarë të tjerë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA