Somali, piratët rrëmbejnë anijen koreane

05/04/2010 17:55

Një anije luftarake koreano-jugore është vënë në kërkim të një anije cisternë të furnizuar me naftë, e cila është marrë peng nga piratët somalezë në oqeanin indian.

Anija “Samho Dream”, e cila ishte ngarkuar me naftë dhe ishte drejtuar nga Iraku për në Shtetet e Bashkuara, ka në bordin e saj 24 anëtarë të ekuipazhit.

Mediat koreane raportojnë se anija ushtarake që është vënë në kërkim është aq e shpejtë sa të arrijë cisternën para se kjo e fundit të arrijë në brigjet somaleze.

Piratët shënjestrojnë anije të ndryshme që kalojnë në afërsi të brigjeve të Somalisë, duke fituar miliona dollarë në shkëmbim të lirimit të tyre.

Top Channel