Shkozet, protestë për rrugën

05/04/2010 13:55

Përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe banorëve të zonës së Shkozetit bllokuar sërish rrugën e në shenjë protestë për gjendjen e saj.

Punimet për ndërtimin e kësaj rruge dhe by-pass-it nisen në qershor të vitit të kaluar dhe janë parashikuar të kryhen në 660 ditë kalendarike. E ndërsa viti i parë i punimeve po afron, gjendja në rruge paraqitet akoma dhe më e rënduar. Asnjë punim nuk është kryer. Forca të shumta policie ndërhynë për zhbllokimin e rrugës.

Protesta shkaktoi trafik në kryqëzimin e disa rrugëve të rrethrrotullimi, po dhe vetë pasagjerët e autobuzave urbane dhe drejtuesit e automjeteve u solidarizuan me protestuesit. 12,8 milion euro është investimi për ndërtimin e këtij aksi të rëndesishem rrugor qe ka paralizuar jeten e biznesit dhe te banoreve te kesaj zone te Durresit e cila eshte investuar nga Fondi Kuvajtian per Zhvillimin dhe Qeveria shqiptare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA