Shkodër, vritet me armë zjarri 24 vjecari

05/04/2010 09:35

Një 24 vjecar ka mbetur i vrarë me armë zjarri, ndërsa është plagosur i ati, në komunën Shalë Dukagjin të Shkodrës.

Policia identifikoi autorin e krimit, por për arsye hetimi nuk publikohet emri.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një sherri të castit. Policia thotë se menjëherë pas ngjarjes, i riu është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmën e duhur mjekësore, por jeta e tij nuk ka shpëtuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA