Shkarkohet Shërbimi Civil

05/04/2010 15:20

Komisioni i Ligjeve kërkoi sot shkarkimin e anëtareve dhe kryetares së Komisionit të Sherbimit Civil, pasi prej një viti kishin bllokuar tërësisht punen.

Institucioni që merret me trajtimin e ankesave të nëpunësve, për shkak të mosmarreveshjeve të brendshme, nuk kishte shqyrtuar asnje ankesë gjate nje viti.

Institucioni është bllokuar për shkak të mosmarrëveshjeve mes 3 anëtareve dhe kryetares për arsye që nuk lidhen me ligjin, sic doli gjatë raportimit të tyre në Komisionin e Ligjeve.

Kjo marrëdhenie në Komisionin e Shërbimit Civil, duket se ka krijuar modelin më të papranueshëm të funksionimit të një institucioni shtetëror, apo sic e quajti njëri nga anëtaret janë bërë qesharake, ku anëtarët akuzojnë njëri-tjetrin për marrjen e vulës së institucionit, për mospjesëmarrje të qëllimshme për të dështuar mbledhjet dhe që kanë arritur deri në shkarkimin e kryetares nga tre anëtaret, vetëm kur ajo u ka ndërprerë 6 dite rrogën për mosparaqitje në punë për disa muaj.

Relatorja e Komisionit të Ligjeve Arenca Troshani bëri një vlerësim negativ për komisionin e Shërbimit Civil.

Por Komisioni i Ligjeve nuk është mjaftuar vetëm me këtë konstatim. Duke e cilesuar tejet te rende situaten e konfliktit mes 4 anëtarëve, në draft rezolutën e tij, Komisioni i Ligjeve i quan të padenjë këta anëtarë për të ushtruar detyrën dhe i ka sugjeruar kuvendit shkarkimin e tyre. Por, cështja mund të mbetet e pazgjidhur, pasi shkarkimi i tyre kërkon 84 vota, që do të thote se nevojiten edhe votat e opozitës, e cila, deri tani nuk ka pranuar të votojë asnjë nismë ligjore pa u zgjidhur cështja e kutive. Megjithatë për t’í paraprire situatës së pamjaftueshmërise së votave, në pikën e fundit te rezolutes, Kuvendi u kerkon anetareve te komisionit te sherbimit civil, qe persa kohe jane ne ushtrim te detyres te kene si prioritetet te vetem te detyres se tyre, zbatimin e ligjit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA