Rusi, një prej kamikazeve ishte mësuese

05/04/2010 11:15

Ishte një mësuese terroristja e dytë që të hënën e shkuar është hedhur në erë në zonën e metropolitanës në Moskë, duke vrarë së bashku me shoqen e saj, 50 persona.

Quhej Mariam Sharipova dhe është identifikuar nga i ati.

“Kur gruaja ime pa për herë të fundit Mariamin, kishte të njëjtin fustan që pamë në foton e publikuar në gazeta”, është shprehur për “Novaja Gazeta”, Rasul Magomedov, banor i rajonit kaukazian të Dagestanit.

Terroristja ishte 28 vjeçe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA