Rooney ndoshta në fushë kundër Bajernit
05/04/2010 13:55
Përmirësim rekord për Wayne Rooney, i cili mund të kthehet në fushë të mërkurën në ndeshjen e Champions kundër Bajernit të Mynihut.
Janë këto zërat e fundit të nxjerra nga stafi i Manchester Utd. Rooney ishte dëmtuar në kavilie në garën kundër Allianz Arena.
Fillimisht u tha se do të mungonte 2-3 javë, por rekuperimi u bë në kohë rekord dhe mund të fillojë stërvitjen prej ditës së sotme.
Megjithatë Ferguson ka deklaruar se nuk do të rrezikojë.
Top Channel