Rama: Protesta për rivendosjen e demokracisë

05/04/2010 13:20

Kryetari socialist Edi Rama u ka bërë apel qytetarëve shqiptarë që të jenë pjesë e protestave, që kulmojnë më 30 prill në Tiranë për të kundërshtuar keqqeverisjen, e cila ka sjellë një krizë të gjithanshme në vend.

Në një deklaratë për mediat, Rama u bëri apel të papunëve, punonjësve të keqtrajtuar të administratës, bujqve, fermerëve, ushtarakëve të liruar nga detyra, minatorëve që të marrin në dorë fatin e tyre si qytetarë të këtij vendi.

Rama theksoi se protestat do të vazhdojnë deri në rivendosjen e ekuilibrave demokratikë në vend, ndërsa shtoi se lëvizja qytetare është më e nevojshme se kurrë në situatën e krijuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA