Pakistan, sulm pranë konsullatës amerikane

05/04/2010 12:40

Televizioni pakistanez ka bërë të ditur se një përleshje e armatosur ka ndodhur pranë konsullatës amerikane në Peshawar, duke shkaktuar vdekjen e 6 personave.

Sipas informacioneve të fundit mes viktimave janë pjesëtarë të forcave të policisë dhe militantë, ndërsa mësohet se përleshjet pranë konsullatës kanë zgjatur për rreth 30 minuta.

Televizioni Dawn News njofton se hyrja e konsullatës është dëmtuar, ndërsa janë filmuar edhe persona të plagosur në zonë, pa bërë të ditur se cilës kombësie i përkasin ata.
 
Në qytet dëgjohen të shtëna me armë dhe shpërthime të fuqishme, ndërkohë që ende nuk jepet një bilanc zyrtar i viktimave, i të plagosurve dhe dëmeve.

Kanalet televizive transmetojnë pamje të shpërthimeve pranë zyrës diplomatike amerikane dhe selisë së shërbimit sekret pakistanez.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA