Pakistan, përgjaket Peshauari, 50 të vrarë

05/04/2010 17:30

Të paktën 50 vetë kanë mbetur të vrarë sot në Pakistan, si pasojë e një seri sulmesh që u kryen nga terroristët në qytetin e Peshauarit.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, 43 persona humbën jetën në veri-lindje të qytetit, si pasojë e një atentati vetëvrasës që kishte si shënjestër anëtarë të një partie nacionaliste.

Më pas ndodhi sulmi ndaj konsullatës amerikane të Peshauarit, ku pasi u vranë 7 persona, u regjistruan edhe një seri shpërthimesh dhe shkëmbim zjarri mes policisë dhe atentatorëve.

Sulmi ndaj selisë diplomatike u mor përsipër nga një zëdhënës i guerrilasve talebanë, i cili pasi i cilësoi amerikanët si “armiq”, paralajmëroi me sulme të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA