Njukastëll rikthehet mes më të mirëve

05/04/2010 22:10

Pas një viti në ligën e dytë angleze Njukastëll rikthehet mes më të mirëve. Bardhezinjtë britanikë siguruan kalimin në Premierligë pas barazimit 0 me 0 mes Notingam Forest dhe Kardifit.

Katër javë nga përfundimi i të gjitha ndeshjeve të Championship dhe në kuotën e 86 pikëve Njukastëll siguroi kalimin matematikor në Premierlige.

Skuadra e Kris Hugton dominoi sezonin duke arritur në 40 ndeshje të luajtura 25 fitore 11 barazime dhe vetëm katër humbje.

Njukastëll ra në katëgorinë e dytë angleze pas humbjes së 24 majit të shkuar, 1 me 0 ndaj Aston Vilës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA