Murray: Michael e mori qetësuesin me dëshirën e tij

05/04/2010 17:20

Michael Jackson ndërroi jetë për shkak të një qetësuesi të fortë të cilin e injektoi vetë me dëshirën e tij.

Këtë teze do të mbrojë ish mjeku i tij personal, Conrad Murray gjatë seancave gjyqësore ku ai është i akuzuari kryesor për vdekjen e yllit të muzikës pop. Avokatët e Murray do këmbengulin në teorinë se Propofolin Michael e ka marrë pak minuta pasi m jeku doli nga dhoma e tij.

Mengjesin e ditës tragjike, Murray i injektoi 25 gr Propofol, por Jackson vendosi te merrte një dozë më shumë, duke renduar organizmin. Por kjo rezultoi fatale për shëndetin e këngëtarit, i cili pësoi një infarkt dhe ndërroi jetë pak minuta më vonë.

Top Channel