Ndonëse ishin persona me meritën më të madhe për Marrëveshjen e Ohrit, ish-pjesëtarët e UCK-së mbeten pa status të njohur.

Drejtuesit e BDI disa herë kanë premtuar zgjidhje të shpejtë të kësaj cështjeje, për të cilën është angazhuar edhe kryetari Ali Ahmeti.

“Në të ardhmen duhet të shtrohet si problem që UCK të pranohet edhe institucionalisht nga shteti maqedonas, sepse UCK ka qenë ushtri me të gjitha formacionet dhe e pranuar ndërkombëtarisht”, ka deklaruar Ahmeti.

Ndërkohë, një tjetër cështje është edhe implementimi i Marrëveshjes së Ohrit, e cila ka shkaktuar indinjimin e partive shqiptare në opozitë.

“Nuk kemi implementim të Marrëveshjes së Ohrit edhe pas 9 viteve. Gjithashtu, cështje të tjera të rëndësishme janë gjuha dhe simbolet”, ka deklaruar Flora Kadriu, nënkryetare e DR.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA