Riformatimi i qeverise ka hapur polemika ne Kosovë. Ish-ministra akuzojnë kryetarët e partive LDK dhe PDK, se nuk kanë dhënë shpjegime për motivet e këtyre ndryshimeve.

“Kryetari i LDK-së, presidenti Fatmir Sejdiu dhe ai i PDK-së, kryeministri Hashim Thaci, kanë pasur shumë kohë dhe pasi kanë folur me njëri-tjetrin kanë marrë një vendim”, ka deklaruar Alush Gashi.

Ndërkohë, presidenti Sejdiu përmes zëdhënësit të tij ka korrigjuar deklaratën e bërë pak kohe më parë, se nuk ka qenë në dijeni të ndryshimeve.

“Sejdiu ka pasur kontakte me të gjitha institucionet politike dhe ka qenë i vetëdijshëm, por nuk ka interferuar në asnjë mënyrë”, ka deklaruar zëdhënësi i Presidencës, Xhavit Beqiri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA