Korçë, zgjerohet skandali i vizave greke

05/04/2010 23:10

Të tjera zhvillime në skandalin me vizat greke në qytetin e Korçës. Mashtrimi me vizat greke kundrejt pagesës prej 200 deri në 250 euro, ka vënë në pranga kryetarin e shoqatës rome Artur Lamova.

Ai akuzohet për ushtrim të ndikimit të paligjshëm. Pas nisjes së hetimeve lidhur me skandalin e Omonias me vizat greke, policia ka arrestuar kreun e shoqatës rome i cili mashtronte pjestarë të komunitetit për nxjerrjen e vizave përmes organizatës Omonia.

Pak kohë më parë kreu i Omonias Spiro Lici u çua për ndjekje penale në gjendje të lirë për të njëjtën vepër penale.

Pjesë e këtij mashtrimi është bërë edhe kreu i shoqatës rome, i cili sipas policisë rezulton se ka marrë shuma parash nga disa persona në emër të organizatës, por nuk ju ka siguruar viza, ndërkohë që pas ankesave të personave dhe nisjes së hetimit rezulton se Lamova nuk ju ka kthyer as paratë.

Kreu i shoqatës rome është i pari që vihet në pranga për skandalin e vizave greke në Korçë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA