Komanda amerikane pranon vrasjen e tre grave afgane

05/04/2010 13:35

Shtetet e Bashkuara kanë pranuar rolin e ushtarëve amerikanë në vrasjen e tre grave afgane gjatë një operacioni të forcave speciale dy muaj më parë.

Pasi e mohoi fillimisht përfshirjen në ngjarje, komanda ushtarake në Kabul pranoi se në fakt, ushtarët i kishin vrarë gratë gjatë një mësymjeje në orët e vona të mbremjes se 12 shkurtit. Edhe me e rëndë ishte ajo që pasoi. Për të fshehur se kush qëndronte pas vdekjeve të tyre, ushtarët kane nxjerre një për një plumbat nga trupat e grave dhe nga muret e baneses.

Episodi, thote “New York Times”, nuk mund te mberrinte ne nje moment me te papershtatshem per ushtrine amerikane. zyrtaret e Natos po mundohen te frenojne nje vale pakenaqesie ndaj pranise se huaj ushtarake ne vend, te theksuar edhe nga vete presidenti afgan Hamid Karzai, qe ngriti gjithashtu zerin kunder vrasjes se civileve nga forcat perendimore. Pavaresisht perpjekjeve te ketyre te fundit per reduktimin e viktimave ne radhet e afganeve te thjeshte, incidentet kane vazhduar duke egersuar edhe me teper afganet e duke rritur mbeshtetjen per talebanet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA