Kinë, shpërthen anija cisternë

05/04/2010 12:50

Një anije cisternë panameze që duhej të transportonte gaz ka shpërthyer në grykëderdhjen e lumit Yangtze, në afërsi të Shangait.

12 anëtarë të ekuipazhit janë shpëtuar nga trupat e ndihmës së shpëjtë, ndërsa vazhdon kërkimi i dy personazheve të tjerë, me nënshtetësi filipinase, që janë zhdukur.

Anija vazhdon të jetë në flakë, ndërkohë që zjarrfikësit janë duke punuar për të shuar zjarrin.

Anija ishte nisur për të ngarkuar gaz në Kore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA