Kapshticë, radhë emigrantësh në kufi

05/04/2010 21:20

Radhë të gjata makinash janë regjistruar në pikën doganore të Kapshticës, për shkak të kthimit të emigrantëve në Greqi pas festës së Pashkëve.

Sipas informacioneve të fundit, aktualisht janë rreth 600 makina në radhë që presin të kalojnë kufirin për të hyrë në vendin fqinj.

Burime pranë policisë kufitare bëjnë të ditur se gjatë ditës së sotme kanë kaluar rreth 5800 emigrantë dhe shtojnë se doganierët grekë dhe ata shqiptarë po punojnë me 10 sportele.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA