Interpol shpall në kërkim vajzën e Hussein

05/04/2010 17:20

Një nga vajzat e Saddam Hussein është shpallur zyrtarisht në kërkim nga Interpoli, pasi akuzohet për terrorizëm.

Agjencia policore u ka dërguar një lajmërim autoriteteve të Jemenit, ku Raghda Saddam Hussein al Majid është strehuar menjëherë pas rënies së regjimit të të atit, në vitin 2003.

Ajo akuzohet se ka luajtur një rol kyc në organizatën që kreu së fundmi një seri atentatesh me eksploziv në Bagdad, duke filluar që nga gushti i vitit 2009.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA