Halle Berry, gati për peshkaqenin e madh

05/04/2010 12:40

Halle Berry është gati për të rifilluar punën për filmin e saj të ri, “Dark Tide”, që flet mbi një takim me një peshkaqen të madh të bardhë.

Berry ka rolin e një mësueseje për zhytjet nën ujë. Trilleri, i drejtuar nga Clark Johnson, do të dalë vitin e ardhshëm.

Ndërkohë parashikohet në 2010-ën dalja e “Frankie and Alice”, një film dramatik i Geoffrey Sax, në të cilin aktorja afro-amerikane ka një personalitet kompleks të shumëfishtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA