Guerrero qëllon me shishe tifozin

05/04/2010 11:15

Sulmuesi peruan i Hamburgut, Paolo Guerrero ka reaguar ndaj ofendimeve të një spektatori, duke e goditur me shishe.

Pas 0-0 me Hannover, Guerrero po hynte në dhomat e zhveshjes kur një tifoz në tribunë e ofendoi duke i kërkuar të kthehej nga kishte ardhur.

Peruani ka lëshuar një shishe duke e goditur spektatorin në kokë. Kundër Guerrero do të hapet një procedim disiplinor.

“Është ë papranueshme, do të ketë sanksione”, shprehet presidenti i Hamburgut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA