Më shumë se 4.000 të rinj kosovarë presin t’i nënshtrohen testit për pranim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, prej tyre 180 janë nga minoritetet, ndërsa 120 janë kandidate femra.

Nga të gjithë këta kandidatë që i kanë përgjigjur kërkesës së dytë për aplikim nga shoqëria civile, vetëm 400 prej tyre pritet të bëhen rekrutë të rinj të forcës kosovare të sigurisë.

Sipas zyrtarëve të Ministrisë së FSK-së, përgjigja është shumë më e madhe e minoriteteve nëse krahasohet me herën e parë, ndërsa risi është që kësaj radhe rekrutët e FSK-së nuk do të trajnohen në Vushtrri ashtu sikur më parë në Akademinë e Policisë, por ata do të trajnohen nga trajnerë të certifikuar të FSK-së në Qendrën Nacionale të Trajnimit në Ferizaj.

Forca e Sigurisë së Kosovës duhet të kompletohet me 3.300 pjesëtarë deri më 2012 kur edhe pritën të përmbushen kapacitetet e plota operative të saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA