Elton John, koncert në Meksikë

05/04/2010 10:20

Këngëtari britanik Elton John ka realizuar një koncert në rrënojat arkeologjike maja të Kuintata Ro, në Meksikë.

Para tij në këtë vend kanë interpretuar Luciano Pavaroti apo Placido Domingo.  Në rregullimin e skenës pati edhe një incident, por kjo nuk e pengoi zhvillimin e koncertit, duke patur një audiencë maksimale.

Përpara koncertit autoritetet lejuan një prift që të kryente ceremoninë e rastit, ku ‘i kërkohej leje zotave” që tempulli të mund të përdorej për këtë eveniment.

Elton John konsiderohet si një prej muzikantëve më të njohur të të gjitha kohërave, ndërsa spektatorët paguan bileta prej 80 deri në 800 dollarë për të qenë të pranishëm.

Pati edhe zëra kundër evenimentit nga krerët indigjenë, por që nuk ndikuan në mbarëvajtjen e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA