Cipi: Ndeshja me Skënderbeun, e rëndësishme

05/04/2010 20:55

Në kampin e Flamurtarit ka nisur të ndihet atmosfera e përballjes delikate me Skenderbeun, shumë të rëndësishme për të dyja ekipet.

Për të mos krijuar konflikte dhe tensionuar situatën, sekretari i Flamurtarit, Geri Cipi, ka bërë një deklaratë për mediat ditën e sotme.

“Nuk është e vërtetë që kemi kërkuar gjyqtarë të huaj por besojmë tek gjyqtarët tanë të kampionatit shqiptar dhe kemi të drejtë të besojmë se do të jetë një ndeshje e gjykuar drejt për të dyja ekipet. Marrëdhëniet mes dy ekipeve kanë qënë të mira dhe dëshirojmë të mbeten të tilla edhe në prag por edhe pas zhvillimit të ndeshjes që do të luhet në fundjavë. Ndeshja është shumë e rëndësishme për të dyja ekipet duke parë edhe renditjen në të cilën rrezikohen të gjitha ekipet nga vendi i pestë dhe deri në fund. Kemi të drejtë të besojmë se në ndeshjen ndaj Skënderbeut ekipi do të japë më të mirën e vet, pasi edh edhe gjendja e ekipit është pozitive, ku Flamurtari vjen pas tre fitoresh rresht në kampionat”, thekson Cipi.

Sipas tij, kjo deklaratë vjen për faktin se klubi kërkon të evitojmë cdo polemikë që mund të krijohet përpara zhvillimit të takimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA