Blair djeg bukën, alarm anti-zjarr

05/04/2010 11:10

Ish-kryeministri britanik Tony Blair ka qenë shkak për një alarm fals anti-zjarr, duke sjelle poshtë shtëpisë zjarrfikësit sa hap e mbyll sytë.

Tony ka qenë i pakujdesshëm dhe ndërsa përgatiste mëngjesin harroi bukën në thekëse.

Shtëpia ku qëndron Blair ndodhet në Wotton Underwood, i përket shekullit të 17-të dhe është shpallur monument historik. Tymi i lëshuar nga thekësja e bukës ka aktivizuar sensorët e sistemit të alarmit. Telefonata e bashkëshortes së Blair për të njoftuar se bëhej fjalë për një alarm fals ka qenë e pavlerë, pasi për pak minuta ia behën katër makina zjarrfikëse të gatshëm për operacion anti-zjarr.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA