Barcelona, 4 ditë vendimtare për katalanasit

05/04/2010 15:00

Duke nisur që nga dita e nesërme, Barcelona do kalojë katër ditë vendimtare për sezonin aktual ku do jenë në lojë dy trofetë më të rëndësishëm, Champions League dhe Primera Division.

Me një Lionel Messi magjik që shënon pothuajse në cdo ndeshje, djemtë katalanas do presin nesër Arsenalin për të prerë biletën e gjysmëfinales së Champions, ndërsa pak ditë më vonë do udhëtojnë në “ferrin” e Madridit për të zhvilluar derbin “Klasik” me Realin e Madridit ku fitorja bën më shumë punë se barazimi.

Ibrahimovic, Iniesta, Puyol, Pique e Chygrynkyi janë të padosponueshëm për ndeshjen e nesërme, ndërsa për derbin, Zlatan, Iniesta e Pique vazhdojnë të ngelen në dyshim. Por Guardiola ka alternativa të shumta. Një prej tyre është i riu Krkic që ka shenuar 4 gola në tre ndeshjet e fundit, ndërsa Henry ka treguar se është ende një pikë ku mund të mbështetet tekniku.

Rekuperimi i Gabriel Milito pas pothuajse dy vjetësh është një lajm i mirë për mbrojtjen, ndërsa Pedro mund ta konsiderojë veten një sulmues titullar. Por mbi të gjithë qëndron argjentinasi Lionel Messi që sezonin e shkuar shënoi 38 gola në 51 ndeshje duke fituar gjithcka që i doli përpara. Në këtë sezon do të luhen edhe 9 ndeshje dhe Messi ka shënuar 35 gola, pavarësisht eleminimit nga Kupa e Mbretit. 26 janë golat e shënuar në La Liga, 2 më shumë se rivali i drejtëpërdrejtë, Higuain.

Në të gjitha kompeticionet ai e ka mesataren 0.83 gola për ndeshje, ndërsa në “Camp Nou” ka një mesatare 1 gol për ndeshje. Me këto shifra, Barcelona ka shumë mundësi ta kalojë me sukses këtë periudhe tepër delikate, e cila do vendosë edhe fatin e Bep Guardiolës në krye të pankinës “blaugrana”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA