Balla: Berisha, në pushtet për të vjedhur shqiptarët

05/04/2010 16:25

Deputeti Taulant Balla akuzoi kryeministrin Berisha se pushtetin e fituar me votën e vjedhur po e përdor për t’u vjedhur ekonominë shqiptarëve

“Qoftë gënjeshtrat, qoftë borxhet e Saliut, rëndojnë mbi kurrizin e shqiptarëve të thjeshtë, që sot, më shumë se kurrë, e ndiejnë krizën ekonomike në shtëpitë e tyre.Fatkeqësia më e madhe nuk është që Sali Berisha i vodhi zgjedhjet e 28 qershorit, por fakti që Sali Berisha, përmes vjedhjes së votave, po mban me pahir një pushtet për të vjedhur shqiptarët, “u shpreh Balla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB