Aniston: Rrudhat do t’i heq me botoks

05/04/2010 17:50

Jennifer Aniston kërkon të ndryshojë look sepse në moshen 41 vjecare lekura e një femre nuk është më ajo e disa viteve me parë.

Botoksi është zgjidhja që aktorja ka menduar për të hequr rrudhat nga fytyra. Në një intervistë për revistën “Harper’s Bazaar”, ajo shprehet se trupin e mban në formë duke u ushqyer mirë dhe duke u stervitur në palestër.

“Askush nuk mund të ma marrë kafenë dhe gotën time të verës sepse do më mungonin shumë. Dua të këshilloj njerëzit që të mos hanë mbeturina”, shprehet bukuroshja hollivudiane. Aktualisht Aniston po promovon filmin e saj më të fundit “Gjahtari i ish-it”, një komedi romantike me pak aksion që do dalë në sallat amerikane në 9 prill.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA