Amnisti fiskale për emigrantët

05/04/2010 09:50

Amnistia fiskale është e domosdoshme ndërsa mënyra sesi ajo do të aplikohet mbetet një  çështje për t’u diskutuar.

Deputeti i shumicës, Sherefedin Shehu, thotë se aplikimi i amnistisë fiskale e kthen ekonominë në normalitet dhe i jep fund një evazioni të dukshëm, por që ende nuk është pranuar ligjërisht.

“Unë mendoj që  amnistia fiskale tashmë është diskutuar prej vitesh, ka pasur pro dhe kundra, mendoj që në fazën që jemi ne duhet që ta shpejtojmë dhe ta zbatojmë. Se si duhet ta zbatojmë ne duhet të konsiderojmë të gjitha aspektet e saj”, tha Sherefedin Shehu, deputet i PD, në një televizion privat.

Një arsye më shumë  për të aplikuar amnistinë fiskale zoti Shehu e sheh te mundësia që i krijohet ekonomisë për të riatdhesuar kapitale të krijuara nga shqiptarët jashtë vendit.

“Ne do të konsiderojmë faktin që kemi pasur një pjesë të shqiptarëve në emigracion, të cilët kanë punuar në mënyrë të ligjshme dhe të paligjshme. Por në esencë ata kanë punuar në mënyrë të ligjshme, sepse i kanë fituar paratë me djersë. Kjo e bën prapë të domosdoshme amnistinë fiskale”, thotë Shehu.

Amnistia fiskale e propozuar nga komuniteti i biznesit është kthyer tashmë në një debat publik. Një miratim paraprak për të e ka dhënë edhe Ministria e Financave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA