Allen “braktis” Bruni-n

05/04/2010 10:40

“Carla Bruni? Nuk është një grua që mendon dhe jeton si aktore!” Regjisori i njohur Woody Allen është i bindur se zonja e parë franceze nuk është personi i duhur për filmin e tij të ardhshëm.

Në një rrëfim për “Sunday Telegraph”, regjisori amerikan, pas tre muajsh ecejake, ka zgjedhur aktoren franceze Marion Cotillard, për interpretimin e Edith Piaf në filmin ‘La Vie en Rose’.Xhirimet do të nisin në muajin qershor.

Më parë ishte vetë Bruni që njoftoi për pjesëmarrjen e saj në grupin e aktorëve, duke sqaruar po ashtu se xhirimet e filmit nisnin në verë.

“Nuk e di se cili do të jetë roli im, pasi nuk kam marrë ende në duar skenarin. Duhet të jetë një personazh i rëndësishëm…shpresoj që të mos më zgjedhin vetëm për figurante. Cdo gjë mund të ndodhë!”pati deklaruar më parë Bruni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA