Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka uruar të gjithë besimtarët katolikë për fëstën e Pashkës.

Në një letër dërguar Ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, ai uroi të gjithë besimtarët për këtë ditë të shënjtë. “Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, të gjithë besimtarëve katolikë të Kosovës ju shpreh përgëzimet më të sinqerta për Festën e Pashkëve, duke iu uruar mirësi, paqe dhe lumturi”, shkruhet në telegramin e urimit.

Thaci shton në letrën e tij se kjo është nje festë e rilindjes së besimit në ideale madhore, e përkushtimit ndaj vlerave shpirtërore, e thellimit të dashurisë ndaj njëri–tjetrit dhe e besimit për një mirëqenie për popullin.

Top Channel