Thaci: Në Sarajevë, si shtet i pavarur
03/04/2010 12:35
Kryeministri kosovar, Hashim Thaci ka dekalruar se në samitin e ardhshëm mes BE-së dhe Ballkanit, që do të mbahet në Sarajevë, Kosova do të marrë pjesë si shtet i pavarur.
“Në cfarëdo niveli që të mbahet samiti, qoftë në nivel kryeministror, presidencial apo ministrash, Kosova do të jetë e pranishme e si e barabartë me cdo pjesëmarrës tjetër”, ka pohuar Thaci.
Në samitin e fundit, të zhvilluar në Bërdo të Sllovenisë, Kosova u paraqit si shtet i pavarur, duke bërë që Serbia ta bojkotonte atë.
Top Channel