Partia Demokratike e Shqiptarëve në Maqedoni mendon se shteti maqedonas nuk ka vetëm problemin e emrit me Greqinë.

Sipas Menduh Thacit, një problem edhe po kaq i madh janë edhe raportet e Shkupit me faktorin shqiptar. Sipas Thacit, mënyra e trajtimit të shqiptarëve nga qeveria maqedonase, bën që vendi të shikojë si zgjidhje më të mirë shtetin federativ.

“Qeveria dhe Maqedonia ka problem me shqiptarët dhe Maqedonia nuk mund të ekzistojë si shtet unitar. Duhet të bisedojë me shqiptarët për një shtet federativ”, theksoi Thaci. Më tej ai sulmoi kundërshtarin politik në sferën e partive shqiptare, kreun e BDI-së, Ali Ahmeti.

“Kërkoj që në emër të të gjithë shqiptarëve, Ali Ahmeti të tërhiqet dhe të kthehet andej nga ka ardhur”, shtoi Thaci. Nga ana tjeter, Ahmeti ka reaguar me një deklaratë të shkurtër, duke thënë: “Nuk dua të bëj krahasime të veprimtarisë time dhe të Thacit. Ai në politikë është me afat të skaduar”.  

Top Channel