U bënë muaj tashmë që mazhoranca dhe opozita, pavarësisht ndërhyrjeve e këshillave nga jashtë e nga brenda të ndërkombetarëve, nuk po i japin një zgjidhje krizes politike në vend.
Përkundrazi, në pak kohë nga tryeza e bisedimeve të Presidentit Bamir Topi tek hyrja e pakicës në Kuvend, gjërat u rrokullisen sërish në fazën fillestare. Opozita pasi pa të mos i realizoheshin kërkesat e saj për transparencë të plotë të zgjedhjeve ku përfshihet edhe hapja e kutive, paralajmëruan dite më parë rifillimin e protestave popullore në rrugë.
Ato do të zhvillohen si më parë në qytete të ndryshme të vendit për të kulmuar më pas në kryeqytet me datë 30 prill. Në këtë situatë, në sitin e Top Channel është publikuar një sondazh ku është bërë pyetja; Partia Socialiste ka paralajmëruar protesta popullore për rrëzimin e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme. Jeni dakort me strategjinë e opozitës?
Kesaj pyetje i janë përgjigjur jo pak por plot 34 mijë e 891 persona deri ditën e shtunë. Në përfundim të sondazhit, ka rezultuar me 53 perqind fitues opsioni i Partisë Socialiste për protestat, ndersa 47 përqind e votuesve janë shprehur kundër këtij vendimi të opozitës.
Top Channel