“Skënderbej”, PS: Projekti po merret peng nga qeveria

03/04/2010 14:05

Reagon Partia Socialiste pas deklaratës së ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, i cili i vlerësoi punimet e bashkisë në sheshin “Skënderbej” si të paligjshme, pasi zona konsiderohet monument kulture.

Deputeti socialist Ditmir Bushati u shpreh se projekti transformues i qendrës së Tiranës po tentohet të merret peng nga qeveria.

“Bashkia ka marrë leje në Institutin e Monumenteve për sheshin “Skënderbej”. Ministri Xhaferraj flet vetëm fjalë të kota, pasi ai është një njeri që nuk di varrin e Ismail Qemalit”, u shpreh Bushati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB