SHBA, ndërron jetë aktori John Forsythe
03/04/2010 15:15
Ka ndërruar jetë në moshën 92 vjecare aktori amerikan John Forsythe, protagonist në serialin e viteve ’80 “Charlie’s Angels”.
Ai ka luajtur edhe personazhin e njohur të Blake Carrington në soap opera-n “Dinasty”. Forsythe u konfirmua si një aktor i suksesshëm në vitin 1955 kur punoi me Alfred Hitchcock si protagonist në filmin “Faji i të pafajshmëve”.
Më pas ai nisi karrierën televizive, madje në vitin 1965 ideoi një show të gjithin të tijin. Forsythe ka fituar 2 Golden Globe si aktori më i mirë protagonist në vitet 1983 dhe 1984. Një yll në nder të tij është vendosur edhe në “Walk of Fame” të Hollywood.
Top Channel