Serie A, fitore për 3 pretendentet

03/04/2010 17:50

Inter, Roma dhe Milan nuk kanë falur asnjë pikë në ndeshjet e ditës së sotme, duke lënë të pandryshuar renditjen dhe diferencat në krye të renditjes se Serie A.

Kampionët kanë rigjetur fitoren dhe sulmuesin Mario Balotelli, duke mundur pa “dhimbje koke” Bologna-n. Dy herë Tiago Motta dhe një herë Balotelli u ka mjaftuar zikaltërve për të mbyllur takimin 3-0. Roma i është falur golit të Vucinic në transfertën e Barit, duke ruajtur 1 pikë diferencë me vendin e parë.

Edhe Milan ka kaluar testin e vështirë në fushen e Cagliari-t, duke fituar 3-2. Rezultatet e tjera janë; Lazio-Napoli 1-1, Parma-Fiorentina 1-1, Atalanta-Siena 2-0, Genoa-Livorno 1-1 dhe Chievo-Sampdoria 1-2.

Top Channel