Sarah Palin nis me gafë prezantimin
03/04/2010 01:35
E nis me gafë karrierën e saj si prezantuese në televizion ish guvernatorja e Alaskës dhe ish kandidatja republikane për zv/presidente, Sarah Palin.
Dy prej të ftuarve të saj të parë në televizionin Fox, rreperi LL Cool J dhe këngëtari Toby Keith protestuan për transmetimin e disa intervistave të tyre dhënë në vitin 2008 në një televizion tjetër. Protestat e këngëtarëve sollën ndërprerjen e emisionit.
Ndërkohë të dy këngëtarët thanë se intervistat e dhëna në 2008-ën ishin për një televizion tjetër dhe Fox po i transmetonte ato pa marrë më parë autorizimin prej tyre.
Top Channel