Reeker: Investimet pengohen nga burokracia
03/04/2010 12:15
Ambasadori amerikan në Shkup, Philip Reeker ka deklaruar se për të tërhequr investimet e huaja nuk mjaftojnë vetëm fushatat publicitare.
“Janë të nevojshme sundimi i së drejtës dhe praktika për një menaxhim të mirë të cështjeve me sistemin gjyqësor”, ka pohuar Reeker.
Sipas tij, Maqedonia mund të presë investime të mëdha atëherë kur institucionet shtetërore do të punojnë në mënyrë të ndershme dhe do të braktisin procedurat burokratike.
“Por për fat të keq kjo është ende larg. Në vend vazhdojnë të bëhen tendera të pasuksesshem, të cilët ulin besimin e biznesmenëve”, ka shtuar Reeker.
Top Channel